Thuajse e kryer, Juventus transferon super sulmuesin norvegjez

Pas zhgënjimit në Superkupë dhe disa dënimeve të drejtuesve, Juventus është e përqendruar në merkato. Skuadra torineze në fakt është shumë pranë një goditje të madhe që në merkaton e janarit, Erling Braut Haaland.

Bomberi i skuadrës së Salzburgut, është zbulimi i madh i këtij sezone, duke shënuar 28 gola në 22 ndeshje. Kampionët e Italisë, me një lëvizje të befasishme kanë lënë pas në bisedime konkurrentët e tjerë, falë edhe ndërmjetësimit të Mino Raiolas, i cili ka udhëtuar bashkë me Haaland drejt Gjermanisë për të dëgjuar ofertat e Dordmundit dhe Leizpigut.

19-vjeçari ka preferuar “Zonjën e Vjetër”, një skuadër të madhe që konkurron në nivelet më të larta si në Serinë A dhe në Champions. Mësohet se Juventusi do të bëjë të tijin talentin e madh të Salzburgut për vetëm 30 milionë euro (plus bonuset), shuma e vendosur si klauzolë largimi në kontratën e sulmuesit me ekipin austriak.

Klubi më i titulluar në Itali me blerjen e Haaland kompleton një repart sulmues ëndrrash me CR7, Dybala dhe Higuain.

SHKARKO APP