Thuajse e kryer, Roma shet dy yje te skuadra e Çelsit

Një operacion i bujshëm pritet që të mbyllet sot në merkato. Roma dhe Çelsi po punojnë për të mbyllur dy lëvizje të papritura, teksa janë në detajet e fundit për transferimin e Emerson dhe Xhekos në shifrën e 50 milionë euro, plus bonuse.

Agjenti i boshnjakut në orët në vijim do të jetë në Londër për të mbyllur akordin me klubin e Abramoviç, ndërkohë që për brazilianin është gjithçka e kryer. Konte në këtë mënyrë do të ketë në dispozicion një tjetër sulmues me peshë në sulm, pasi është ankuar në muajt e fundit për mungesën e sulmuesve, pasi Morata nuk mund të përballojë të gjithë sezonin i vetëm. Batshuai nuk preferohet shumë nga trajneri italian. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?