Thyerja e rregullave të pandemisë, Halili: Po të kishim mundësi do ta mbushnim stadiumin plotë!
Pas afro dy vjetësh mes masave shtrënguese nga pandemia, derbi u luajt dje në një atmosferë të ndezur. Të pranishëm në Arenën Kombëtare ishin rreth 15 mijë spektatorë, e përkthyer në afro 60% e kapacitetit të stadiumit, edhe pse rregullat në fuqi lejojnë vetëm 30% të tifozëve. Refik Halili, Presidenti i Tiranës pas ndeshjes u shpreh se do të donte që stadiumi të ishte i mbushur plotë.
“Po të kishim mundësi, stadiumi do të ishte i mbushur plot. Tirana i ka dyert e hapura për të gjithë, sepse na bëjnë mirë tifozët. Na bëjnë mirë për skuadrën, për të ardhurat dhe për të gjithë klubet. Ku t’i gjejmë që të jenë në stadiume.
Kampionati do të jetë shumë i fortë. Jemi të kënaqur sepse jemi në vendin e parë. Duhet të vazhdojmë këtë rrugë. Ashtu siç e kemi nisur, të shkojmë deri në fund”, deklaroi Halili.
KOHA JONË SONDAZH

