Thyhet rekordi i vendosur nga Klaus Gjasula
Serbia arriti një barazim në minutën e fundit përballë Sllovenisë, për të qenë akoma në garë për t’u kualifikuar nga grupet në Europian. Luka Jovic, i cili ngriti në këmbë serbët, theu kështu rekordin e vendosur nga Klaus Gjasula për golin e barazimit të shënuar më vonë në një kampionat Europian. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi përballë Kroacisë në minutën 94 e 23 sekonda, ndërsa Jovic barazoi në minutën 94 e 58 sekonda.