Tifozët anglezë në protestë, kërkojnë uljen e çmimit të biletave
Premier League është një ndër kampionatet më të ndjekura në botë, sidomos sa u përket të pranishmëve në stadiume. Por tifozët anglezë duket se janë të pakënaqur nga rritja e çmimit të biletave ndaj edhe kanë vendosur të protestojnë. Shefi ekzekutiv i Premier League, Richard Scudamore do t’iu nisë një letër aksionarëve që kanë të drejtën e shitjes së biletave mbi këtë problem. Shoqatat e tifozëve të 20 klubeve në Premier League ka kërkuar uljen e çmimin e biletave, sidomos të tifozëve që udhëtojnë në stadiumet jashtë qytetit të tyre, me qëllim që ajo të mos jetë nën 20 paund. Ata kërkojnë gjithashtu që çdo klub i Premier League të vendosë në fillim të sezonit 1 mln paund për të subvencionuar biletat që blejnë tifozët. Protesta organizohen vetëm pak ditë pasi Premeir League firmosi një kontratë rekord me televizionet Sky e BT Sport, ku do të fitojnë në sezonet 2016-17 plot 5.14 miliardë pandë, vetëm nga e drejta televizive.
KOHA JONË SONDAZH

