Tifozët e AEK gjest të madh humanitar për të prekurit nga tërmeti

Greqia është një nga vendet që i ka qëndruar më pranë Shqipërisë ditët e fundit pas tërmetit tragjik. Shumë nisma u morën nga disa klube greke për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, ku u mblodhën ndihma të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë popullit tonë.

 

Një gjest tjetër të madh kanë bërë tifozët e AEK-ut, “Original 21”, të cilët kanë nisur mbledhjen e ndihmave për të gjithë të prekurit në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje në njoftimin që tifozët kanë shpërndarë në “Facebook”, bëjnë me dije se mbledhja e ndihmave do të vazhdojë deri në ndeshje me Panionios që do të zhvillohet në 7 dhjetor, dhe më pas të gjitha ndihmat e mbledhura do të dërgohen drejt Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?