Tifozët e Arsenal “dashurohen” pas portierit të tyre
Arsenal mori fitoren e tretë radhazi në ”Premier League”, teksa mposhti me rezultatin e thellë 1-4, skuadrën e Leeds United. Në pjesën e dytë, golit të Raphinha iu kundërpërgjigj Smith Rowe, ndërsa një episod që tërhoqi shumë vëmendjen ishte festa e portierit të Arsenal, Aaron Ramsdale.
Ky i fundit ishte i shqetësuar gjatë gjithë kohës për shkak të ofendimeve nga tifozeria kundërshtare, mirëpo kjo nuk e pengoi të festonte në sytë e kundërshtarëve golat e shokëve të skuadrës dhe t’i nervozonte më shumë kundërshtarët.
23-vjeçari feston me gjuhën jashtë, ndërsa në vazhdim edhe iu dërgon puthje tifozerisë kundërshtare, e cila me siguri është ndjerë keq. Për këtë arsye edhe tifozët e Arsenal, e kanë kthyer në idhull Ramsdale ndërsa disa prej tyre i kërkojnë klubit t’i japë shiritin e kapitenit.
KOHA JONË SONDAZH

