Tifozët e Barcelonës kërkojnë dorëheqjen e Bartomeut, do të ketë luftë ligjore për argjentinasin

Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona duke i kërkuar klubit ta lejojë të iki falas siç thotë një klauzolë në kontratën e tij, ka tronditur tifozët e Barcelonës, të cilët të shumtë në numër, mbrëmjen e të martës kanë dalë në rrugët para stadiumit Camp Nou për të protestuar ndaj drejtuesve të klubit.

Fansat kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Josep Maria Bartomeu i cili për momentin as që e mendon diçka të tillë. Megjithatë situata në klub është kaotike dhe këtë të mërkurë do të ketë një mbledhje urgjente të bordit drejtues.

Me shumë gjasa Barcelona dhe më konkretisht presidenti Josep Maria Bartomeu nuk do ta lejojë Messin të largohet me parametër zero pasi sipas klubit blaugrana klauzola në kontratën që skadon në vitin 2021, që e lejon diçka të tillë të ndodhë 1 vit përpara, ka skaduar në datën 10 qershor, por Messi për shkak të pandemisë synon që ajo klauzolë të shtyhet deri në fund të gushtit.

Tashmë të gjithë janë të bindur sens mes palëve do të ketë një luftë ligjore madje këtë e ka konfirmuar edhe biografi që shkruar jetën e Messit Guillem Balague.

SHKARKO APP