Tifozët e Chelsea-t dhe Betis të tjera përpleshje masive në Poloni pak orë para finales (VIDEO)

Tifozët e Chelsea dhe Real Betis janë përfshirë në përplasje të dhunshme në prag të finales së Conference League që do të zhvillohet sot  në qytetin Wroclaw të Polonisë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, policia polake është detyruar të ndërhyjë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Pamjet filmike tregojnë dhunë fizike mes tifozëve, ndërsa jashtë bareve janë hedhur karrige dhe objekte të tjera. Sipas burimeve, përleshjet kanë nisur që përpara ndërhyrjes së autoriteteve, pavarësisht pranisë së shtuar të policisë për shkak të finales.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të vënë situatën nën kontroll, forcat e rendit kanë përdorur edhe spërkatës piperi ndaj tifozëve. Autoritetet polake pritet të shtojnë masat për të shmangur tensione të tjera ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?