Tifozët e Chelsea-t dhe City-it sherr masiv në sheshin e famshëm në Madrid (VIDEO)
Chelsea dhe Manchester City kanë gjetur një destinacion të ri për t’u përleshur mes tyre … në Madrid. Skenat tronditëse kanë ndodhur në sheshin e famshëm Plaza Mayor në kryeqytetin spanjoll.
Një total prej 8,000 tifozësh pritej të udhëtonin nga Anglia në Spanjë për të parë përballjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Chelsea luajti mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që sonte do të jetë radha e duelit mes Atleticos dhe City-it.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë përplasjet mes dy tifozerive, teksa është dashur ndërhyrja e policisë spanjolle që nuk i ka kursyer shkopat e gomës ndaj tyre. /R.Lika-Koha Jonë/

Chelsea fans got attacked by Manchester City in Madrid! |
What will today bring!?
FULL VIDEO:https://t.co/DHSyMolpek #chelsea #manchestercity #mancity #Real #RealMadrid #RMA #ATLMCI #CHERMA #RealMadridChelsea #ucl #uecl #uel #championsleague #hooligans #ultras #football pic.twitter.com/sBQQEu44Bc— Supporters life (@Supporterslife1) April 13, 2022
KOHA JONË SONDAZH

