Tifozët e Gladbach zgjojnë lojtarët e Interit me fishekzjarre në 4 të mëngjesit

Liga e Kampionëve trazon Interin. Skuadra e Contes është zgjuar në 4 të mëngjesit nga një grup tifozësh të Borussia Moenchengladbach, të cilët u mblodhën para hotelit dhe më pas ndezën fishekzjarre.

Hedhja e tyre zgjati rreth 5 minuta, duke bërë që Lukaku me shokë të bezdiseshin jo pak. Kundër ekipi gjerman, Interi do të luajë shanset e fundit për t’u kualifikuar për në raundin e 1/16-ve.

Pas 4 ndeshjesh, zikaltërit janë të fundit në Grupin B me 2 pikë, -6 pikë nga Gladbach, -5 ngha Real Madrid dhe -2 nga Shakhtar Donetsk. Interi duhet të fitojë të dyja ndeshjet e fundit, si dhe të shpresojë që Reali të t’i humbasë të dyja. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP