Tifozët e Interit në delir, mbushet stadiumi ndaj Veronës dhe Milanit
Fitorja ndaj Juventusit i ka dhënë zemër tifozëve të Interit për duelin e radhës. Ndaj Hellas Verona në fundjavë do të jenë rreth 50 mijë tifozë në stadium, një shifër tepër e lartë që nga koha e pandemisë.
Por nuk mbetet me kaq, pasi në derbin e Kupës së Italisë ndaj Milanit në datën 19 prill, deri më tani janë shitur 65 mijë bileta. Kujtojmë që skuadra zikaltër është një ndër klubet që e mbush më shumë stadiumin, dhe këtë gjë e tregojnë dhe statistikat e viteve të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

