Tifozët e Marokut “pushtojnë” sot stadiumin në ndeshjen ndaj Francës, 10 mijë bileta falas

Te Maroku atmosfera është spektakolare për arritjen historike deri në gjysmëfinale të Botërorit. Mbrëmjen e sotme kundër Francës në stadium do të ketë një pushtim të vërtetë tifozësh të veshur me të kuqe.

Federata marokene e futbollit, në koordinim me FIFA-n dhe komitetin organizativ të Kupës së Botës, ka marrë 10 mijë bileta dhe ua ka shpërndarë falas tifozëve marokenë.

Ky numër ishte i përafërt me biletat e pashitura, ndaj FIFA është kujdesur që stadiumi të jetë i mbushur, edhe pse prishet raporti i tifozerive. Priten 50 mijë tifozë marokenë në total në stadium, i cili ka një kapacitet prej afro 70 mijë vendesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?