Tifozët e Milanit “bëjnë kërdinë”, blejnë biletat për 20 minuta
Tifozët e Milanit të dielën pritet të pushtojnë “Mapei Stadium”. Sassuolo do të presë në shtëpi Milanin në javën e fundit ku ekipi i Piolit mund të shpallet kampion, ndërsa biletat për këtë ndeshje kanë avulluar menjëherë.
Tifozët e Milanit kanë vetëm 4000 bileta në dispozicion për këtë ndeshje, por kjo shifër nuk është respektuar. Në total Mapei Stadium ka 21,500 vende, ndërsa të gjitha biletat janë shitur në më pak se 20 minuta. Për 21,500 vende, kishte rreth 90 mijë kërkesa, ndërsa në sportelet e autorizuara kishte rreth 30 deri në 40 persona në radhë.
Nuk mungojnë për këtë ndeshje as abuzimet pasi në tregun e zi biletat po shiten me më shumë se 1000 euro. Tifozët e Milanit kanë shumë besim se skuadra e tyre do të marrë të paktën 1 pikë dhe do të shpallet kampion pas 11 vitesh.
KOHA JONË SONDAZH

