Tifozët e Partizanit të zemëruar, Shpëtim Duro e pranon: Rëndësi, fitorja me Flamurtarin

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, pas ndeshjes me Flamurtarin në Durrës se kishte më shumë rëndësi ishte fitorja, të cilën ekipi i tij në fund arriti ta marrë, duke injoruar pakënaqësitë apo edhe akuzat se kundërshtari toleroi në fushë. – “Ne ishim përpara një situate që duhej të fitonim dhe këto situate psikologjike janë të pranueshme. Skuadra nuk ishte e qetë dhe çdo gjë erdhi duke u vështirësuar. Megjithatë ne shënuam dy gola dhe e rëndësishme është që morëm 3 pikët,” – theksoi trajneri i Partizanit, pas fitores 2-1 ndaj Flamurtarit dhe pranoi  “ftohjen” e krijuar me tifozët pas ndeshjes së kupës dhe eliminimit me Laçin. – “Tifozët kanë të drejtë për eliminimin në Kupë, por janë gjëra që ndodhin. Tifozët duan që Partizani të fitojë gjithmonë, dhe kanë të drejtë, por ai i Kupës tashmë është një kapitull i mbyllur," – u shpreh ai.  Javën e ardhshme Partizani do të luajë në Shkodër me Vllazninë, ndërsa Flamurtari do të presë në shtëpi Skënderbeun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?