Tifozët e PSG dalin kundër blerjeve të verës: Mercenarë të mirëpaguar!
PSG zhvilloi një merkato super verën e kaluar, të gjithë filluan të besonin tek ëndrra Champions League, por situata nuk ësgtë se ka shkuar shumë mirë.
Ekipi francez nuk po bind deri në këtë fazë të sezonit, Mauricio Pochettino nuk ia ka dalë t’i dhurojë një stil të qartë loje skuadrës, teksa rendimenti i shumë yjeve ka qenë shumë larg pritshmërive.
Tifozët e PSG-së reaguan me një mesazh thumbues në takimin kundër Rennes që u zgjidh nga një gol në fund i Mbappe.
“Ekip mercenarësh të paguar shumë dhe pa disiplinë”, lexohet në pankartën e ultrasve kryeqytetas. PSG pret në “Parc des Princes” Real Madrid të martën (15 shkurt), takimi i parë i raundit të 1/8-ve në Champions.

KOHA JONË SONDAZH

