Tifozët e Romës s’do të “pushtojnë” vetëm Tiranën, do të hapet dhe “Olimpico”

Roma do të ndjekë shembullin e Frankfurtit duke hapur stadiumin e saj për finalen e Conference League.

Në “Olimpico” do të vendosen ekrane gjigante, ku tifozëve do t’u duket sikur lojtarët janë përballë syve të tyre. Përveç kësaj, kjo lëvizje shihet edhe si një burim të ardhurash sepse është e sigurt që “Olimpico” do të mbushet atë ditë.

Klubi i Romës ka menduar që hyrja për tifozët me abone do të jetë vetëm 5 euro, ndërsa për ata që nuk janë të abonuar për gjithë sezonin do t’u duhet të paguajnë 10 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?