Tifozët e United pushtojnë “Old Trafford”, shtyhet sfida me Liverpoolin (VIDEO)

Tifozët e Manchester United po zhvillojnë një protestë kundër familjes Glazer, pronare e klubit, brenda ambienteve të Old Trafford.

Ata ishin grumbulluar jashtë stadiumit për të protestuar para ndeshjes së kampionatit kundër Liverpool, për shkak të pjesëmarrjes së klubit të tyre në krijimin e Esuperligës Europiane.

Trajneri Solskjaer ka dalë në mbrojtje të së drejtës së tifozëve për të protestuar, por ka bërë thirrje që protesta të jetë paqësore. Tifozët kërkojnë largimin e familjes Glazer, që ka marrë kontrollon klubin nga viti 2005.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifozët u larguan nga zona përreth stadiumit pas orës 17:30, por ndeshja u shty për shkak të pamundësisë për të garantuar sigurinë e lojtarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?