Tifozët e vërshëllyen pas zëvendësimit, Vini Jr bën veprimin e papritur në rrjetet sociale

Ndeshja ndaj Sevillas në “Santiago Bernabeu” ka sjellë tension dhe pikëpyetje rreth marrëdhënies mes Vinicius Jr. dhe Real Madridit. Sulmuesi brazilian përjetoi një moment të vështirë, teksa u shoqërua me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve në çastin e zëvendësimit të tij në minutën e 83-të.

Reagimi i publikut vjen në një periudhë jo të mirë për Vinicius, i cili po kalon një thatësirë golash, duke mos gjetur rrjetën prej 17 ndeshjesh radhazi. Pavarësisht faktit se mbante shiritin e kapitenit, paraqitja e tij nuk arriti të bindë, duke e mbyllur mbrëmjen me një tjetër performancë zhgënjyese.

Pas përfundimit të takimit, braziliani shtoi edhe më shumë zërat për një situatë të ndërlikuar, pasi ndryshoi foton e profilit në rrjetet sociale, duke hequr fanellën e Real Madridit. Ky veprim u interpretua si një sinjal pakënaqësie dhe ndezi menjëherë spekulimet mbi të ardhmen e tij në “Bernabeu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Episodi pritet të hapë diskutime në ambientin madrilen, sidomos në një kohë kur më herët është folur për një largim të mundshëm të Vinicius Jr. nga Real Madridi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vini Jr réagit aux sifflets du Bernabéu en retirant sa photo du Real Madrid

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?