Tifozët grek me flamuj të Vorio Epirit, Federata helene hesht

Greqia dje fitoi minimalisht 1-0 ndaj Finlandës në duelin e vlefshëm për Ligën C. Edhe në këtë ndeshje nuk kanë munguar parullat për vdekjen e Kostandinos Katsifas.

Ata kanë shpalosur disa parulla me sloganin “Katsifas ti je jezusi jonë”, ndërkohë që disa të tjerë mbanin në duar: “Kostandinos Katsifas i pavdekshëm”.

Por veç heroizmit të një ekstremisti që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shqiptare, në stadium janë ngritur flamujt e Epirit të Veriut. Ky simbol është një pretendim i hapur territorial dhe nënkupton qëndrimin për marrjen e Jugut të Shqipërisë. Simbole të tilla që shprehin qëndrime për pretendime për synime territoriale ndaj një vendi tjetër janë të ndaluara nga FIFA.

Për shumë më pak parrulla se kaq, Federata Shqiptare është dënuar nga FIFA dhe ka marrë paralajmërime.

Gjatë ndeshjes siç shihet edhe në videon më poshtë ata janë parë duke kënduar emrin e tij dhe duke ofenduar shqiptarët. Federata Greke e Futbollit nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar, krejt ndryshe nga reagimi i disa javëve më parë të FSHF për një parullë të Partizanit. /Koha Jonë/

Lexoni edhe..

SHKARKO APP