Tifozët polakë rrezikuan jetën e shqiptarëve, ja momentet kur hedhin shishe nga tribuna lart (VIDEO)

Tifozët shqiptarë mbrëmjen e djeshme ishin gjatë gjithë kohës të provokuar nga polakët. Gazetari i “Koha Jonë” që ishte i pranishëm në stadium ka parë gjatë gjithë kohës provokimet e vazhdueshme të tifozëve miq, por dhe të lojtarëve.

Një video e fundit qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, ku është shumë e dukshme hedhja e sendeve nga tifozët polak në drejtim të tifozëve shqiptarë që ishin poshtë tyre.

Një sjellje e papranueshme që meriton një dënim, pasi hedhja e sendeve ka rrezikuar jetën e shumë tifozëve, të cilët në fakt nuk kanë provokuar në asnjë rast. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP