Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar, paralajmërojnë luftë

Tifozë ekstremistë serbë vazhdojnë të sillen në mënyrë të pahijshme dhe aspak sportive. Në ndeshjen mes Kf Rad dhe Novi Pazarit, disa tifozë serbë në vend që të përkrahnin ekipet e tyre në stadium, kanë djegur një flamur shqiptar, dhe kanë dërguar mesazhe kërcënuese ndaj kombit tonë. Mes tyre ndodhet edhe një fotografi e publikuar në mediat serbe që i zbulon më së miri këtë kërcënime. “Do të ketë luftë” shkruhej në njërin prej banerëve, ku afër tij digjej një flamur kuqezi, duke dërguar kështu një mesazh disi kërcënues ndaj shqiptarëve. Por realiteti është ndryshe. Në 99’ kur shpërtheu në të vërtetë lufta në Kosovë, që deri në atë kohë ishte pjesë e Serbisë, më pas Beogradi u bombardua nga NATO dhe për rrjedhojë  kapitulloi brenda një muaji, me siguri këta tifozë duhet të kenë qenë gjumë.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?