Tifozët shqiptarë nga të gjitha trojet nisin festën para sfidës me Poloninë (VIDEO)

Kur mbeten edhe shumë pak nga ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Polonisë, atmosfera në rrugët e Tiranës është spektakolare. Shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera ku ka shqiptarë janë mbledhur në Tiranë dhe kanë nisur festën.

Të bindur për fitoren e kuqezinjve tifozët po festojnë me këngë patriotike,  valle në baret dhe lokalet në kryeqytet. Pavarësisht kundërshtarit të fortë, tifozët janë mjaft entuziast për një rezultat pozitiv të kuqezinjve ditën e sotme.

Ndeshja e sotme konsiderohet si më e rëndësishmja dhe me shumë vlerë për Kombëtaren tonë, pasi ëndrra e shqiptarëve për të qenë në Botëror është më e madhe dhe e fortë se gjithçka tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?