Tifozët shkodranë dynden drejt Tiranës, ja sa tifozë kuqeblu pritet të mbështesin Vllazninë

Sot në mbrëmje, Tirana do të jetë në qendër të vëmendjes së futbollit shqiptar, teksa zhvillohet finalja e madhe e këtij sezoni në Superiore mes Vllaznisë dhe Egnatias. Në qytet pritet një atmosferë elektrizuese, e cila do të kulmojë në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare”, ku një “det” tifozësh shkodranë është gati të mbështesë ekipin e zemrës drejt titullit të shumëpritur.

Sipas burimeve të sigurta, rreth 7,200 deri në 7,500 tifozë pritet të udhëtojnë nga Shkodra drejt Tiranës, me numrin që mund të rritet edhe më shumë gjatë ditës. Klubi i Vllaznisë ka vënë në dispozicion autobusë të posaçëm për tifozët, të cilët do të nisen në orën 14:30, për të shmangur trafikun dhe për të siguruar një mbërritje në kohë në stadium.

Mbështetësit kuqeblu, që prej më shumë se 20 vitesh ëndërrojnë një tjetër titull kampion, janë të karikuar maksimalisht dhe kanë përgatitur një koreografi speciale për finalen. Në rast triumfi, tifozët e Vllaznisë kanë premtuar një festë madhështore në rrugët e Tiranës, duke e kthyer kryeqytetin në një pistë gëzimi kuqeblu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, mbi 1,000 tifozë të Egnatias pritet të jenë gjithashtu të pranishëm për të mbështetur ekipin në finalen e dytë radhazi në formatin “Final 4”. Finalja Vllaznia–Egnatia nuk është vetëm një ndeshje për trofe, por edhe një sfidë e pasionit dhe krenarisë për qytetet që përfaqësojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?