Tifozët turq i shpalosin flamurin kuqezi serbit, ngriti tre gishtat në Elbasan

Tifozët shqiptarë të Besiktasit e kanë shpalosur Flamurin kuq e zi para syve të futbollistit serb.

Në fakt, para ndeshjes mes Besiktasit dhe Rizesporit, tifozët bardhezi ftuan njërin nga futbollistët, në mesin e të cilëve ishte edhe reprezentuesi serb, Dusko Tosiç.

Ndërsa në momentin që tifozët shpalosën Flamurin kuq e zi, ai nuk u afrua t’i përshëndesë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Tosiç kishte ngritur tre gishta në Elbasan Arena në momentin kur përfaqësuesja serbe realizojë gol kundër Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe, Besiktasi e fitoi me rezultat 1-0 ndeshjen, me golin e Ricardo Quaresmas (63’).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?