Tifozi i pafatë i Realit, u largua nga fusha 10 minuta para fundit dhe i pa tri golat në celular
Tifozët e Realit shijuan mbrëmë një natë magjike në Bernabeo, por kjo nuk vlen për të gjithë. Njëri prej tyre nuk besoi te përmbysja dhe la stadiumi 10 minuta nga fundi, kur rezultati ishte 1-0 për City-in.
Një vendim për të cilin do të pendohet për gjithë jetën duke parë përmbysjen e çmendur të realizuar nga Los Blancos në minutën e 90-të me dy gola në një minutë nga Rodrygo.
I intervistuar nga Marca, tifozi (si ka patur shumë në të njëjtën situatë) ka thënë: “Jam i abonuar prej 20 vitesh. Kam dalë në minutën e 80-të dhe nuk munda të rikthehem.
Kam provuar në çdo mënyrë duke shpjeguar se isha brenda dhe se e ndjek Real-in prej vitesh, por nuk më kanë dëgjuar”, ishin fjalët e tij.
Kur Rodrygo përmbysi ndeshjen, duke e çuar në kohën shtesë, tifozi ka qenë i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga jashtë stadiumit, në celular i ulur në trotuar.
KOHA JONË SONDAZH

