Tifozi pushton fushën me flamurin shqiptar, lojtari turk bën gjestin e madh (VIDEO)
Një moment i veçantë sportiv u regjistrua pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë, e fituar nga miqtë me rezultatin minimal 0-1.
Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, një tifoz arriti të depërtojë në fushë duke mbajtur në dorë një flamur shqiptar. Për disa sekonda ai nuk u vu re nga forcat e sigurisë, duke krijuar një situatë të pazakontë në stadium.
Në një moment, tifozi e hodhi flamurin në fushë. Aty ndërhyri futbollisti turk Abdülkerim Bardakcı, i cili e mori flamurin dhe, në një gjest që po vlerësohet gjerësisht, ia dorëzoi lojtarit të Kosovës Milot Rashica.
Ky veprim u interpretua si një akt respekti dhe sportiviteti, përtej rivalitetit në fushën e lojës. Edhe pse rezultati nuk ishte në favor të Kosovës, momenti i krijuar nga Bardakci solli një notë pozitive në fundin e një ndeshjeje të kaq të rëndësishëm.
KOHA JONË SONDAZH

