Tifozi turk bën çmendurinë pas penalltisë së humbur nga Yilmaz, qëllon me armë në TV (VIDEO)
Burak Yilmaz vendosi që të mbyllte mbrëmjen e djeshme karrierën në Kombëtaren e Turqisë. Ai u bë protagonist duke shënuar një gol, ndërkohë që në fraksionin e dytë kishte shansin që të vendoste dhe barazimin pasi mori përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi.
Turqit shquhen si tifozë të çmendur, por nga mbrëmje e djeshme qarkullon një video shokuese. Një tifoz e ndoqi ndeshjen nga ekrani i një televizori të vogël, por në dorë mbante një pistoletë. Në momentin që Yilmaz nuk arriti që të shënonte, ai e shkrepi atë duke e shkatërruar plotësisht, por dhe duke rrezikuar jo pak pasi ishte në një ambient të vogël.
Yilmaz ndërkohë ka luajtur 77 ndeshje me Turqinë, duke shënuar 31 gola, duke zënë vendin e dytë si golashënuesi më i mirë në histori pas Hakan Sukur. /R.Lika-Koha Jonë/
I don't think this Turkey fan took the Yilmaz penalty miss very well..
😳😳😳
📹 @HerkesBunuhttps://t.co/jrqHQ7RiPz
— 🎯 Tommy's Darts Tips (@TommysDartsTips) March 25, 2022
KOHA JONË SONDAZH

