Tifozja e vogël “pushton” fushën, Ronaldon e shpërblen duke i dhuruar fanellën (VIDEO)
Cristiano Ronaldo nuk arriti dot të shënonte në ndeshjen që Portugalia luajti ndaj Republikës së Irlandës, por sërish doli heroi i ndeshjes.
Kampioni portugez i dhuroi fanellën e tij një tifoze të vogël që hyri në fushë vetëm për ta përqafuar.
Sulmuesi i United e ka pranuar përqafimin dhe më pas, mes duartrokitjeve të publikut, i ka bërë një dhuratë që nuk do ta harrojë për gjithë jetën, aq sa e ka bërë të derdhë lot gëzimi.
https://twitter.com/i/status/1458913162556760069
KOHA JONË SONDAZH

