Tifozja më seksi e Kupës së Botës është tifoze Arsenalit, por mbrëmë nuk i solli fat
Tifozja më seksi e Kupës së Botës, Ivana Knoll është tifoze e skuadrës së Arsenalit. Bukuroshja kroate madje ishte e pranishme në super duelin mes Topcinjve dhe Manchester City-it, e fituar nga këta të fundit 1-3.
Edhe pse ajo jeton në Miami, ka zgjedhur që këtë ndeshje ta ndjekë nga afër. Për fatin e saj të keq gjërat nuk shkuan si duhet dhe Xhaka me shokë tashmë duhet të ndajnë kreun me “qytetarët”.
Ivana ka postuar foto me fanellën e Arsenalit në rrjetet sociale, ku me siguri që ka fituar me mijëra pëlqime nga tifozët anglezë. /R.Lika-Koha Jonë/