Tirana barazon edhe në miqësoren e dytë në Turqi
Tirana ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë miqësore në Turqi. Bardheblutë pas barazimit me Tobolin, kanë marrë një tjetër me rezultatin 2-2 ndaj SKA Khabarovsk. 24 herë kampionët e Shqipërisë ndodhen në Antalia për të zhvilluar fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë e Parë.
Golat për Tiranën u shënuan në 45 minutat e para nga Yunus Sentamu në minutën e 28 dhe Asjon Daja në të 40-ën.
Ze Maria e nisi miqësoren më formacionin: Abibi, Cake, Bishaj, Hoxhallari, Kerciku, Maveje, Daja, Karabeci, Greca, Yunus, Ngoo.