Tirana barazon në Gjeorgji, kualifikimi do të vendoset në Elbasan

Tirana e ka nisur me një barazim 1-1 aventurën në Conference League, në transfertën ndaj Torpedo Kutaisit.

Në minutën e 20-të, vendasit arritën të shënojnë golin e parë. Pas një aksioni të shpejtë në të djathtën, një harkim i rrezikshëm u devijua nga Mici në shtyllën e parë, duke çuar sferën në portën e tij.

Barazimi erdhi në minutën e 87-të, kur Haxhiu arriti të shënojë për Tiranën, duke çuar shifrat në 1-1.

Ky gol ishte një moment i rëndësishëm për skuadrën shqiptare, duke i dhënë shumë shpresë për ndeshjen e kthimit.

 

SHKARKO APP