Tirana bën goditjen e parë në merkato
Albano Aleksi pritet të jetë përforcimi i parë i Tiranës në merkaton e verës. Pasi prishi kontratën me Teutën, mesfushori fierak ka gjetur menjëherë klubin e ri dhe janë bardheblutë e kryeqytetit.
Dy palët kanë arritur marrëveshjen dhe shumë shpejt klub i Tiranës pritet ta zyrtarizojë si përforcimin e parë në radhët e skuadrës.
Albano Aleksi fitoi gjithçka me ekipin durrsak në dy vitet e fundit, përmendim këtu titullin kampion, një Kupë Shqipërie dhe dy Superkupa.
KOHA JONË SONDAZH

