Tirana bën goditjen e parë në merkato për sezonin e ri
Tirana ka zyrtarizuar edhe afrimin e parë për merkaton e verës. Bëhet fjalë për mesfushorin e Teutës, Albano Aleksi i cili ka përfunduar aventurën e tij me durrsakët dhe nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën bardhezi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një komunikate zyrtare.
Njoftimi zyrtar i Tiranës
“KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Albano Aleksi. Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin që e bën atë pjesë të bardhebluve për sezonin e ardhshëm. Mesfushori do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës. I urojmë mirëseardhjen në kampin e kampionëve”.