Tirana-Besiktas në “Air Albania”, dalin në shitje biletat

Tirana do të ndeshet më 3 gusht me gjigantin turk të Besiktasit në sfidën e kthimit të turit të dytë kualifikues në Conference League. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 3-1 dhe bardheblutë do të provojnë të bëjnë mrekullinë në “Air Albania”.

Klubi i Tiranës ka bërë edhe një njoftimi të rëndësishëm për tifozët. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ata kanë bërë me dije se në treg kanë dalë biletat për sfidën e 3 gushtit, që do të startojë në orën 20:00.

“KF Tirana kërkon të nënvizojë se biletat mund t’i siguroni online si edhe fizikisht në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithëashtu nga data 01.08.2023 – 03.08.2023 në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Air Albania”, shkruhej ndër të tjera në postimin e publikuar nga Tirana në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BILETAT KF TIRANA BEŞIKTAŞ JK/ UEFA EUROPA CONFERENCE LEAGUE DT 03.08.2023 ORA 20:00 STADIUMI "AIR ALBANIA" PIKA SHITJES STADIUMI "SELMAN STERMASI"I 10:00 19:00 AIR ALBANIA STADIUM NGA DATA 01.08. 2023 03.08.2023 2023 ONLINE EBILETA.AL #PERTYTIRON"

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?