Tirana bojkoton ndeshjen e Superiores, lojtarët bardheblu braktisin fushën pas penalltisë për Elbasanin
Një episod i pazakontë ka shënuar javën e 18-të të Kategorisë Superiore, gjatë përballjes mes Elbasanit dhe Tiranës. Sfida u ndërpre për disa minuta pasi lojtarët e Tiranës vendosën të bojkotonin ndeshjen, në shenjë proteste ndaj një vendimi arbitrar.
Gjithçka ndodhi pas akordimit të një penalltie në favor të Elbasanit, vendim që u konsiderua i padrejtë nga kampi bardheblu. Menjëherë pas sinjalizimit të arbitrit, futbollistët e Tiranës u tërhoqën nga loja dhe braktisën fushën, duke lënë ndeshjen të pezulluar.
Protesta e kryeqytetasve zgjati rreth tetë minuta, kohë gjatë së cilës loja mbeti e ndalur, ndërsa tensioni në stadium ishte i dukshëm. Pas ndërhyrjes së stafit dhe diskutimeve mes palëve, Tirana u rikthye në fushë për të vijuar ndeshjen.
KOHA JONË SONDAZH

