Tirana dhe Partizani bëjnë paqe në derbin e “flaktë” në Air Albania (VIDEO)
Mbyllet pa fitues, 1-1 derbi i katërt sezonal i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Skuadra e Shehit mbetet në vendin e parë dhe ruan diferencën prej 2 pikësh.
Të besuarit e Giovanni Colella kaluan në avantazh me golin e Victor Da Silva në pjesën e dytë. Festa e “demave” u ndal nga Ardit Deliu, i cili me një gol të bukur nga distanca i dha një pikë bardhebluve. Në praninë e më shumë se 15 mijë tifozëve, derbi i kryeqytetit prodhoi emocione, raste, nerva dhe tension.
Edhe pse gjyqtari i katërt akordoi 11 minuta shtesë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Tirana vijon të mbajë komandën e Kategorisë Superiore edhe pas javës së 33-të me dy pikë më shumë se Partizani.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

