Tirana dhe Partizani do të luajnë ndeshjet europiane në “Air Albania Stadium”
“Air Albania” hap dyert për Tiranën dhe Partizanin. Të dyja skuadrat shqiptare do t’i luajnë ndeshjet e tyre përkatëse europiane në impiantin kombëtar. Fillimisht ishte parashikuar që Tirana dhe Partizani t’i luanin ndeshjet e tyre si pritëse në Elbasan, pasi drejtuesit e “Air Albania” kishin programuar në të njëjtën periudhë mbjelljen e barit në tapetin e impiantit më të madh në vend.
Gjithsesi, pas negociatave të zgjatura ka fituar mirëkuptimi dhe drejtuesit e “Air Albanias” kanë vendosur ta shtyjnë këtë proces pas impenjimeve të radhës të dy skuadrave të kryeqytetit në kompeticionet europiane.
Një lajm i mirë ky për vetë klubet dhe pa dyshim për tifozët përkatës, që do të evitojnë udhëtimin drejt Elbasanit duke shijuar komoditetin e “Air Albania”, duke qenë pa dyshim më të shumtë në numër.
Tirana do të luajë ndeshjen e dytë me Dudelange në 12 korrik, në orën 20.00. Për kryeqytetasit kalimi i këtij turi është i një rëndësie të jashtëzakonshme, pasi në vazhdimësi edhe në rastin më të keq do t’u mundësonte arritjen në play off-in e Conference League.
KOHA JONË SONDAZH

