Tirana dhe Partizani, rruga drejt titullit. Egnatia matematikisht në garë
Llogaritë e titullit mbeten të hapura, edhe pse jemi pesë javë nga fundi i Kategorisë Superiore. Tirana dhe Partizani janë konfirmuar tashmë si rivalët direkt, me bardheblutë që janë tepër të favorizuar për të ruajtur titullin e fituar sezonin e shkuar. Me pesë pikë avantazh dhe me një derbi për të luajtur, Tirana shihet më afër trofeut që do të ishte i 27-i në historinë bardheblu.
Përpos Partizanit, Tirana do të sfidojë ekipe që luajnë për mbijetesë, si Teuta, Bylis dhe Erzeni, teksa një përballje për zonën e lartë të renditjes do jetë ajo ndaj Laçit. Me skuadrat e fundit të renditjes do të luajë edhe Partizani.
Të kuqtë masin forcat me Kukësin, Kastriotin dhe Teutën, por Vllaznia është kundërshtarë që synon Europën. Përballje tepër të forta për dy ekipet që garojnë për titullin, në një duel të ndërtuar nga fillimi i sezonit.
Egnatia numëron 13 pikë më pak se Tirana, por vetëm një mrekulli e rrogozhinasve dhe hapet fals të bardhebluve do t’i kurorëzonte kampionë të vendit. Egnatia do të shpallej kampione nëse Tirana nuk merr më shumë se një pikë në këto takime të mbetura, ndërsa vetë të fitojë të gjithë sfidat që ka përpara, ndaj Bylisit, Kastriotit, Erzenit, Teutës dhe Kukësit.