Tirana-Dinamo plot 210 minuta lojë dhe 20 penallti! Kualifikohet Dinamo
Pas një ndeshje që zgjati plot 210 minuta, Dinamo kalon në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Edhe pse u mundën 2-0 nga Tirana, janë Blutë që kalojnë më tej falë gjuajtjes së penalltive, pasi kishin fituar takimin e parë po 2-0. Ndërkohë shtesa nuk prodhoi asnjë gol.
Sfida është zhbllokuar në minutën e 35-të. Pas një harkimi nga e majta të Seferit, topi shkon te Gjumsi në shtyllën e dytë dhe pasi ai kontrollon topin, lëshon një gjuajtje të pakapshme për Bakajn. Pjesa e parë mbyllet 1-0.
KOHA JONË SONDAZH

