Tirana do titullin, Laçi “Europën”, Partizani pret Vllazninë
Kategoria Superiore ende ka enigma. Në javën e 34 të saj, Tirana kryesuese do të udhëtojë drejt Laçit ku do të gjejë kurbinasit e motivuar për të luftuar deri në fund për një vend në sezonin e ardhshëm në kupat e Europës.
Kryeqytetasit duhet të fitojnë për të vijuar rrugëtimin drejt titullit kampion pasi ndodhen vetëm dy pikë larg kushërinjve të Partizanit që do të presin në “Arenën e Demave”, Vllazninë.
Shkodranët njësoj si kurbinasit synojnë Europën. Egnatia e vendit të tretë do të presë Erzenin teksa në Ballsh luhet një ndeshja mes Bylisit dhe Kukësit, e konsideruar si një prej finaleve të mbijetesës.
Teuta ka ende shanse për Europën dhe kërkojnë t’i luajnë ato deri në fund duke filluar nga sot në përballjen me Kastriotin.