Tirana e Dedes s’fiton as ndaj Kastriotit, Laçi mund me 6 gola Apoloninë

Tirana nuk di të fitojë nën drejtimin e Nevil Dedës. Skuadra bardheblu për të tretën ndeshje radhazi nën drejtimin e tij, nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kastriotit (një barazim dhe një humbje në dy sfidat e tjera). Muçi shënoi që në minutën e 8-të për kampionët ne fuqi, por Devid do të barazonte në minutën e 33-të.

Gjithashtu edhe Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Bylis. Laçi fitoi me lehtësi 6-1 kundër Apolonisë. Edhe pse fierakët do të kalonin të parët në avantazh me Omerin, kurbinasit do të përmbysnin gjithçka. Nëabueze do të realizonte tri gola, dike marrë topin në shtëpi, ndërkohë që dy golat e tjerë u shënuan nga Redon Xhixha dopietë dhe Marku. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP