Tirana e frikshme në kampionat, mund me “poker” Dinamon (VIDEO)

Tirana merr hak menjëherë për humbjen në ndeshjen e parë në Kupën e Shqipërisë, duke shkatërruar 4-0 Dinamon, në duelin e vlefshëm për Kategorinë Superiore. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, rezultati do të zhbllokohej vetëm në shtesë, pasi Sidibe dërgoi topin në rrjetën e topit të tij gjatë një aksioni të Taulant Seferit.

Në fillimin e së dytës, Redon Xhixha shpërthen duke shënuar dy gola në harkun e pesë minutave. Sulmuesi përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së dinamovitëve.

Në fundin e ndeshjes, Engjëll Hoti, i ardhur në fushë në pjesën e dytë, që bën gjithçka mirë në zonën dinamovite dhe dërgon për herë të katërt topin në rrjetën e portës së Edvan Bakajt. Tirana mbetet në krye të renditjes me 20 pikë, tashmë e shkëputur me 6 pikë nga Kukësi. Dinamo ndërkohë mban vendin e 6-të me 9 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP