Tirana e nis keq aventurën në Champions Leauge, mundet në Luksemburg (VIDEO)

Tirana e nis në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në Champions League, teksa është mundur në Luksemburg. Kampionët e Shqipërisë u mposhtën 0-1 nga Dudelange.

Bardheblutë u duk se do ta kishin të thjeshtë pasi në fillimin e pjesës së dytë lojtari më i mirë i vendasve, i cili ishte dhe kapiten, Kirch u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Gjithsesi Tirana nuk përfitoi aspak, pasi Vesel Limaj u ndëshkua me dy karton të verdhë brenda pak sekondash duke vendosur baraspeshën në futbollistë në fushë.

Në minutën e 71-të, Hassan befasoi bardheblutë duke kaluar në avantazh me një goditje me kokë. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Air Albania”. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP