Tirana e nis me barazim ndaj Bylisit sezonin e ri në “Abissnet Superiore”

Bylisi dhe Tirana kanë nisur me një barazim 0-0 edicionin e ri të Kategorisë Superiore. Për 90 minuta lojë, të dy ekipet u përpoqën të gjenin rrugën e rrjetës, por mungesa e saktësisë në finalizim bëri që sfida të mbyllej pa gola, duke i dhuruar vetëm nga një pikë secilës skuadër.

Skuadra vendase e drejtuar nga Mirel Josa u shfaq më kërkuese në disa momente të lojës, ndërsa Tirana rrezikoi seriozisht në fundin e pjesës së parë me goditjen e Patsatsias, që u ndal në shtyllën e portës së Bylisit.

Në minutën e 93-të, tensioni u shtua në fushë, pasi sulmuesi i Bylisit, Mustafa, u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli të ashpër ndaj lojtarit bardheblu, Soler.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?