Tirana e pamëshirshme, mund me 5 gola Egnatian kryesuese

Tirana arrin të dalë te fitorja, por me një sukses spektakolar 5-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias kryesuese. Pjesa e parë ishte e barabartë, por diferencën e bëri goli i Haxhiut në minutën e 25-të.

Në të dytën, ndeshja merr zhvillim tjetër, kur Aleksi në minutën e 67-të ndëshkohet me karton të kuq dhe lë Egnatian me 10 vetë. 1 minutë më pas, pas një gabimi të mbrojtjes rrogozhinase, Latifi shënon edhe golin e dytë.

Vendasit marrin golin e nokautit në minutën e 74-t, kur Haxhiu del i vetëm përballë portierit dhe shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Tiranën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makthi për Egnatian, teksa më pas miqtë shënojnë edhe dy gola të tjetër, fillimisht me Abazajn dhe më pas me Latifin, i dyti për të në këtë sfidë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?