Tirana e “pastër”, dalin përgjigjet e tamponëve për koronavirusin

Tirana ka mësuar sot përgjigjet e tamponëve të kryer për koronavirusit para nisjes për në Zvicër. Klubi bardheblu ka bërë të ditur se të gjithë futbollistët dhe stafi kanë dalë negative.

Në këtë mënyrë do të ketë asnjë mungesë për sfidën shumë të rëndësishme me Young Boys, në play off-in e Europa League-s. Skuadra do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore këtë të martë, ndërsa nesër do të niset drejt Zvicrës.

Njoftimi i Tiranës:

“Ditën e djeshme, datë 28.09.2020, lojtarët, stafi dhe delegacioni kanë kryer tamponët e testeve të COVID-19. Nga përgjigjet e këtyre analizave çdo person ka rezultuar negativ. Ekipi do të vazhdojë të stërvitet normalisht, pa mungesa, dhe ditën e nesërme udhëton drejt Zvicrës. Gjithashtu, sot, në orën 15:30, trajneri Emanuel Egbo dhe kapiteni Idriz Batha do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Seanca stërvitore do të jetë e hapur për median vetëm 15 minuta.”

SHKARKO APP