Tirana e pret Kukësin me mungesa në Durrës, të hënën Flamurtari-Skënderbeu
Si të mos mjaftonte humbja me Skënderbeun, ndaj një rivali direkt për titull në Korçë, Tirana e sheh veten në telashe edhe më të mëdha para ndeshjes së ditës së djelë, përballë një rivali tjetër direkt për titull, Kukësit. Sakaq, flamurtari pas humbjes edhe akuzave të ngritura ndaj vetvetes pret të hënën në Vlorë Skënderbeun, për të rikuperuar diçka. Por gara për titull, për Flamurtarin është mision i pamundur ndaj synon të ndalë korçarët thjesht dhe vetëm për sedër. Vëmendja këtë javë do të fokusohet nga ndeshja Tirana-Kukësi. Deri të premten Tirana shpresonte që “Qemal Stafa” të jepte “ok” dhe të hapte dyert për këtë sfidë, por në fund në pamundësi për të gjetur një konsensus me drejtuesit e këtij stadiumi , bardheblutë konfirmuan se ndaj Kukësit ndeshja do të luhet në Durrës. Në prag të takimit të javës së 26-të në Kategorinë Superiore, ndaj Kukësit që kryeson aktualisht garën, pesë pikë bardhebluve, përveç mungesave të sigurta të Jetmir Sefës dhe Selemani Ndikumanës, që janë të s’kualifikuar, bardheblutë mund të vuajnë edhe mungesën e lojtarit të tyre kryesor, Elis Bakaj, i cili u dëmtua gjatë pjesës së parë të takimit të fundit në Korçë dhe ende nuk është rikuperuar. Fantazisti nuk është stërvitur me grupin gjatë ditës së djeshme dhe me shumë mundësi nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushë as të dielën. Ndeshjet e tjera, për ekipet prirtëse do të luhen në stadiumet përkatëse. Elbasani rikthehet në stadiumin e qytetit të vet, “Elbasan Arena” pas rikonstruksionit dhe do të presë Laçin por me shanse të pakta mbijetese pas humbjes së pësuar ndaj Apolonisë në ndeshjen e kaluar.
Kategoria Superiore
Java e 26-të – të djelën
Elbasani- Laçi 14:00
Apolonia-Teuta 14:00
Vllaznia-Partizani 17:00
Tirana- Kukësi 17:00
(Niko Dovana)
Të hënën
Flamurtari –Skënderbeu 17:00
KOHA JONË SONDAZH

