Tirana e shqetësuar nga stadiumi, kalendari dhe ”Final Four”
Ndryshimi i kalendarit dhe problemi me fushat, ka ndikuar te Tirana. Pretendentët për titull e kanë vuajtur jo pak spostimin e derbit, apo shtyrjen me 24 orë e ndeshjes me Laçi n. Këtë të martë në “Selman Stërmasi”, bardheblutë duan të hedhin pas shpine humbjen e papritur me Erzenin.
“Ka qenë javë e gjatë dhe për shkak të derbit që u shty, por edhe që u shty me një ditë ndeshja jonë me Laçin. Na është rikthyer Deliu, të paktën na ka shërbyer koha që të arrijë më mirë gjendjen fizike. Laçi është një skuadër që ka elementë të rinj premtues që kërkojnë të luajnë futboll. Është një fenomen që në kaq javë ka ndryshuar dy trajnerë dhe nuk e dimë se si do të vendoset në fushë. Për Josën nuk ka koment. Një trajner që ka më shumë ndeshje se të gjithë mbi shpinë, por këtyre ndeshjeve i shtohen dhe trofetë. Është një trajner shumë i titulluar, për të mos thënë më i titulluari në vend”, tha Shehi.
Problemeve të shumta të futbollit shqiptar u shtohet edhe çështja e skemës së re. Sipas Ardit Hilës, formati me “Final Four”, ku titulli nuk vendoset brenda sezonit të rregullt ka ndikuar në paraqitjen e ekipeve. “Duke parë të gjitha ndeshjet, mendoj se ekipet janë pak si përgjumësh. Mendoj se ndikon kjo “Final Four” sepse ekipet e kanë mendjen që ka dhe dy-tre faza të tjera deri në fund, pastaj janë dy-tre ndeshje në fund”, u shpreh Hila.