Tirana Europiane mendon edhe për të ardhmen
Tirana ka ndërtuar një skuadër kompetitive, por bardheblutë nuk duan të ndalen vetëm tek ekipi i parë.
Në kuadër të riorgazimit dhe funksionimit si klub europian drejtuesit kanë afruar pranë gjirit të tyre edhe dy trajner me eksperiencë në Kategorinë Superiore, të cilët më parë kanë qënë dhe pjesë e Tiranës. klubi i ka besuar postin e Scout-it në ekipin e parë Julian Ahmataj, i cili njëkohësisht do të drejtoj edhe ekipin U-17, ndërsa Bledar Devolli do të marrë drejtimin e Tiranës U-19, Ahmataj drejtimin e Tiranës U-17.
“Akademia këtë sezon do të jetë një nga prioritetet e klubit ku do të investohet shumë në infrastrukturë dhe burime njerëzore. Hedhim poshtë kështu, të gjithë spekullimet në lidhje me zhvillimet e fundit në klubin bardheblu”, njofton klubi bardheblu.
Në gjysmën e dytë të kampionatit Ahmataj drejtoi ekipin e Luftëtarit duke bërë performanca të shkëlqyera me bluzinjtë që arritën të siguronin mbijetesën edhe pse ishin kandidat për të rënë nga kategoria.
Ashtu si Ahmataj, edhe Bledar Devolli spikati tek Kastriotin duke treguar nje nivel te larte në fushë e blerte. krutanët ishin ndër ekipet që grumbulluan më shumë pikë në fazën e dytë, por të penalizuar nga dy fazat e para nuk e siguruan dot mbijetesën.